Ish-ministri i jashtëm: Të mos lejojmë të hapen debate se a jemi me Amerikën apo Evropën

21:35 | 06 Maj 2020

Enver Hoxhaj ka thënë se nuk duhet të lejojmë të hapen debate se a jemi me Amerikën apo Evropën.

Deputeti Hoxhaj ka thënë se nuk duhet të lejohet të hapen debate se Kosova a është më shumë me Amerikën apo me Europën.

“Nuk duhet të lejojmë të hapen debate se a je më shumë me Amerikë apo me Evropë. Ata që marrin vendime janë në Shtëpi të Bardhë, janë në Këshill të Sigurisë Kombëtarë dhe në Departamentin e Shtetit, dhe të gjithë këta, janë në komunikim të rregullt me Brukselin e me Borellin, për të cilin unë i kam hezitimet e mia. Të njejtit, janë në komunikim edhe me Angela Merkel, e në komunikim direkt me Parisin”, ka thënë Hoxhaj.

Komento: