Ish-ministri i Kurtit: Ramushi dhe Albini duhet të gjejnë rrugën e pajtimit politik

16:32 | 15 Gusht 2026
Armend Mehaj propozohet si “kryeministër i Qeverisë së unitetit kombëtar”

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke dënuar gjuhën fyese dhe përçarëse të përdorur gjatë seancës.

Mehaj ka thënë se thirrjet për “pushkatimin e Ramush Haradinajt” dhe epitetet e drejtuara ndaj Albin Kurtit janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në Kuvend.

Ai ka theksuar se dallimet politike janë pjesë e demokracisë, por nuk duhet të shndërrohen në fyerje, linçim apo mohimin e patriotizmit.

Mehaj ka bërë thirrje për pajtim politik mes Kurtit dhe Haradinajt, duke thënë se i njeh të dy dhe se “asnjëri prej tyre nuk e do Serbinë, e as Rusinë”.

Komento: