Ish-ministri i Mbrojtjes: Sa isha unë ministër s’ka pasur probleme me ushqimin e ushtarëve të Kosovës

18:12 | 01 Tetor 2024
ish-ministri-i-mbrojtjes:-sa-isha-une-minister-s’ka-pasur-probleme-me-ushqimin-e-ushtareve-te-kosoves


Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka deklaruar për “Front Online” se sa ka udhëhequr me këtë Ministri nuk ka pasur probleme të tilla.

Ai thotë se ministria e ka të drejtën ta vazhdojë kontratën të njëjtës kompani të ushqimit deri në përzgjedhjen e tjetrës.

“E kanë të drejtën t’ia vazhdojnë të njëjtës kompani që e kanë pas deri në momentin e përzgjedhjes së një kompanie tjetër. Kohën sa isha unë ministër nuk ka ndodhë një gjë e tillë”, u shpreh Berisha për “Front Online”.

Komento: