Ish-Ministri i Punëve të Brendshme: Policët kanë mbet me ato paga prej kohës time, duhet t`u rritën

17:59 | 23 Tetor 2023
ish-ministri-i-puneve-te-brendshme:-policet-kane-mbet-me-ato-paga-prej-kohes-time,-duhet-t`u-rriten


Zenun Pajaziti,  ishte ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës nga viti 2008 deri më 2010.

Ai thotë që nga kjo kohë kur ndodhi rritja e pagave për policët, lartësia e tyre s`u prekë më.

“Policia është e jashtëzakonshme, s`po trajtohen mirë, i kanë pagat prej kohës time, fatkeqësisht”.

Ky thotë se Kosova ka buxhet për t`ua rrit rrogën policëve.

“S`po du me spekulu me lartësinë e pagave, më lejoni të ju them se buxheti i Kosovës, fare nuk ka problem, për një rritje solide të pagës, sidomos për sektorin e sigurisë, në veçanti për policinë”, tha ai për Front Online.

Komento: