
“Kosova është vetmja që po hesht për Asociacionin”.
Këtë deklaratë e dha në një intervistë për AP-në ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.
Insistimi i ndërkombëtarëve mbi këtë temë po i duket i kuptueshëm ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
“Është një insistim, nuk është me u befasu, është kërkesë e vazhdueshme që me i implementuar ujditë e nënshkruara me vullnet”, u shpreh Ferati për Front Online.
Ferati sqaron thelbin e trysnisë ndërkombëtare sa i përket AKS-së.
“Ata konsiderojnë se nga kjo fitohet, shkohet tutje, ndodh normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, ka ulje të tensioneve, avancim të Kosovës në institucione ndërkombëtare. Insistimi nuk duhet me na befasu”, deklaroi Ferati për Front Online.
Ish-Ministri i pushtetit lokal: Kosova të mos i frikësohet Asociacionit
Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka thënë se Kosova nuk duhet t`i frikësohet themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ai u ka bërë thirrje krerëve të shtetit që të kenë vetëm një kujdes në raport me këtë temë.
“Gjithçka që është në përputhje me Kushtetutën nuk ka nevojë me ju frikësuar. Çdo ujdi që e respekton frymën Kushtetuese duhet të jetë e dobishme për Kosovën”, theksoi Ferati për Front Online.
“Asociacioni duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën”, ish-ministri sqaron rolin e tij
Shteti i Kosovës nuk mund t`i shmanget themelimit të Asociacionit.
Kështu ka deklaruar ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
“Kosova ka marrë obligime për themelimin e Asociacionit sipas dokumenteve të vitit 2013 dhe 2015. E veçanta e këtyre marrëveshjeve është se çdo statut i AKS-së duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Qeveria nuk ka mundësi për ju shmang marrëveshjes, dakordimeve që i ka marrë”, vlerësoi Ferati për Front Online.
Ferati shpjegoi edhe rolin e këtij organi.
“Roli kryesor i Asociacionit është e drejta e komunave që janë pjesë e Asociacionit, atyre me shumicë serbe, të koordinohen mes veti në fushat ku janë kompetente në nivelin lokal”, theksoi Ferati për Front Online.
Qeveria e Kosovës deri më tani ka refuzuar që ta themelojë Asociacionin, me arsyetimin se kompetencat e gjera të Asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur një draft-vizion për “vetëmenaxhimin e komunitetit serb”, i bazuar në modelin kroat, por i pa pranuar nga pala serbe./Front Online/