Ish-ministri i Shëndetësisë: Pritjet e gjata të pacientëve, abuzim – për 30 muaj në SHSKUK u ndërruar 4 drejtorë

18:34 | 20 Korrik 2023
ish-ministri-i-shendetesise:-pritjet-e-gjata-te-pacienteve,-abuzim-–-per-30-muaj-ne-shskuk-u-nderruar-4-drejtore


Abuzim i ka quajtur pritjet e gjata të pacientëve ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai në një intervistë për Front Online përmendi ndërrimin e drejtorëve të SHSKUK dhe të drejtorëve të Klinikave.

 “Pritjet e gjata të pacientëve është një keqmenaxhim dhe keqpërdorim i pozitës çfarë ju besohet menaxherëve kjo është jo menaxhim kjo është abuzim. 30 muaj të kësaj Qeverie kemi pasur 4 drejtor në SHSKUK drejtor të klinikave që janë zgjedhur me probleme të caktuara me tendencë të kontrollit të këtij dikasteri”, u shpreh Zemaj.

Zemaj thotë se VV-ja po ka tendencë për kapjen e institucioneve shëndetësore, duke futur brenda tyre njerëz të saj.

 “Do të jetë fatkeqe nëse eliminohen njerëzit kanë grada janë të thirrur për të kryer një detyrë të caktuar nëse imponohen disa njerëz që nuk kanë as kompetencë menaxheriale e as përvojë pasojat ma të mëdha dhe për këtë quhet degradim i këtij sektori se nuk mund të kapët gjithçka në emër të subjektit politik kemi parë raporte të auditorit ku vetëm për vitin 2022 evidentohen më shumë se 36 shkelje të keqmenaxhimit të kontratave, blerjeve”, përfundoi Zemaj.

Me 26 dhjetorë të 2022-tës Arben Vita është riemëruar si ministër i Shëndetësisë me vendim të kryeministrit Albin Kurti.

Vitia kishte shërbyer si ministër i Shëndetësisë edhe në Qeverinë Kurti 1 më 2020.

Pas dorëheqjes së tij, rreth një muaj më vonë, ministër i Shëndetësisë ishte emëruar Rifat Latifi. Por, ky i fundit dha dorëheqje më 6 tetor, gati një vit pas marrjes së detyrës.

Që nga atëherë, Kosova ishte me ushtruese detyre të ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Komento: