Ish-ministri i Tregtisë: Autostrada ka rritur tregtinë me Shqipërinë

19:08 | 28 November 2024
ish-ministri-i-tregtise:-autostrada-ka-rritur-tregtine-me-shqiperine


Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, thotë për FrontOnline se në rritjen e eksporteve me Shqipërinë ka ndikuar Rruga e Kombit dhe autostrada energjetike.

“Ekonomia e Kosovës ka fillu me gjeneru produkte që janë për tregun shqiptar dhe tregje tjera dhe kjo dinamikë ka ndiku në rritjen e eksporteve. Kontribuesit kryesor kanë qenë rruga e Kombit dhe autostrada energjetike”, tha Mulaj.

Sipas tij, dy shtetet duhet t’i ndërmarrin këto masa.

“Harmonizimi i politikave tregtare, krijimi i projekteve të përbashkëta që janë në interes të dy vendeve. Nëse dy qeveritë organizojnë takime të përbashkëta ku në fokus është interesi i një ekonomie të përbashkët ku infrastrukturën rrugore e energjetike, kanë mjaftueshëm mundësi, hekurudha do të ndihmonte shumë”, thotë Mulaj për “Front Online”.

Komento: