Ish-ministri i Tregtisë: Ekonomia nuk rritet me skema sociale

09:35 | 05 Tetor 2024
ish-ministri-i-tregtise:-ekonomia-nuk-rritet-me-skema-sociale


Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka folur për “Front Online” lidhur me trendin e mbylljes së bizneseve në Kosovë.

Krasniqi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se është faktori kryesor për mbylljen e bizneseve.

Ai tha se ministri i Financave po mburret me rritjen e të hyrave të ATK që vijnë si pasojë e gjobave.

“Këtë vit po vërehet dukshëm mbyllja e bizneseve, faktori i parë gjendja e krijuar nga qeveria.  Çmimet janë rritë në vazhdimësi. Ndëshkimet e presionet nga ATK e mburrja e Muratit për rritjen e të hyrave janë si pasojë e gjobave që po i shkaktojnë bizneseve, dhe pastaj po mbyllen”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi thotë se nuk zhvillohet ekonomia me skema sociale të Qeverisë.

Ai deklaron se proklamimet e ministrit Murati për rritje ekonomike janë për mjerim.

“Qeveria i ka ngarkuar me gjoba e tarifa bizneset s’i ka ndihmuar. S’ka investitor strategjikë, ekonomia nuk rritet me skema sociale dhe me shifrat që i proklamon Murati janë kamuflazhe e për mjerim, zhvillimi i Kosovës është sikur në kohën e pandemisë”, përfundoi Krasniqi./FrontOnline/

Komento: