
Ndërkaq, për ish-ministrin e tregtisë dhe industrisë, Vesel Krasniqin, ky vendim është më shumë kamoflazh se sa zbritje. Sipas tij, ky vendim do të ishte i mirë sikur çmimi do të kthehej siç ishte para një viti, por jo tash.
‘’Unë mendoj se kjo është një kamuflazh ndaj qytetarëve, sepse ngritja e çmimit pa asnjë arsye në 100% një vit më parë dhe pa asnjë studim duke i ngarkuar qytetarët në këtë krizë ekonomike është i pajustifikueshëm’’, thotë Krasniqi për FrontOnline.
Ish-ministri Krasniqi thotë se çmimi i energjisë elektrike po shkakton probleme ekzistenciale për qytetarët e Kosovës ‘’Duke pasur parasysh se me pagat momentale që kemi në Kosovë dhe ngritjen e të gjitha çmimeve, produkteve, plus kur e shton edhe çmimin e e rrymës këtu po shkakton probleme të mëdha’’ thekson ai.
FrontOnline për këtë vendim ka provuar të merr përgjigjie edhe nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e deputeti Pal Lekaj, por kanë qenë të paqasshëm/FrontOnline/