Ish ministri Mehaj: Dëshmorët e UÇK-së janë fryma dhe forca jonë e pashuar

16:38 | 03 Nëntor 2024
ish-ministri-mehaj:-deshmoret-e-uck-se-jane-fryma-dhe-forca-jone-e-pashuar

Ish-ministri i Mrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fryma dhe forca jonë e pashuar.

Ai ka thënë se ata sakrifikuan jetën për lirinë dhe të ardhmen e kombit tone.

Mehaj tha se muaji nëntor ka rëndësi të të veçantë për kombin shqiptar.

Postimi i tij:

Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fryma dhe forca jonë e pashuar. Ata sakrifikuan jetën për lirinë dhe të ardhmen e kombit tonë, duke mbetur përjetësisht të gjallë në zemrat tona.

Kujtimi dhe amaneti i tyre na frymëzon të qëndrojmë të bashkuar dhe të fuqishëm🇽🇰🇺🇸🇦🇱🫡.

Muaji nëntor ka një rëndësi të veçantë për kombin shqiptar, më ngjarje historike të rëndësishme që kanë formësuar identitetin dhe rrugëtimin tonë kombëtar.

Komento: