Ish-ministri Mulaj: Vetëvendosja premtoi si prioritet “Trepçën”, nuk e bëri

09:44 | 27 Qershor 2024
ish-ministri-mulaj:-vetevendosja-premtoi-si-prioritet-“trepcen”,-nuk-e-beri


Punën e Qeverisë për menaxhimin e Ndërmarrjes “Trepça” e ka kritikuar edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj.  Ai ka përmendur premtimin e VV-së për këtë ndërmarrje që nuk e zbatoi.

“Vetëvendosja ka premtuar që ndërmarrja publike sidomos Trepçën do ta ketë në prioritet të lartë, por nuk është”.

Mulaj ka thënë se Bordi i Ndërmarrjes duhet të merren me problemet e minatorëve. Sipas Mulajt, “Trepça” duhet të jetë kompani konkurruese në tregjet e reja.

“Duhet të jetë kontribuues i zhvillimit ekonomik, Trepçës duhet t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, duhet te jetë një kopani konkurruese në tregjet e reja. Bordi që e ka zgjedhur Qeveria duhet të i zgjedh këto probleme”.

Këto janë ndryshimet që duhet pushteti aktual ti merr kundrejt ndërmarrjes “Trepça”, sipas ish-ministrit Mulaj.

“Rikonstruimi në aspektin organizativ të Trepçës të ketë strategji analizën e kapaciteteve mineraleve që posedon dhe tregjet ku mundën t’i shesin ato minerale. Të rregullohen përformanca menaxheriale”.

Komento: