Ish ministrja e Financave: Diaspora dhe remitencat, faktorët kryesorë për rritjen e buxhetit të Kosovës

00:02 | 26 November 2021

Bajrami: Diaspora dhe remitencat, faktorët kryesorë për rritjen e buxhetit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës e ka votuar në parim Projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2022 i cili parashihet që të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro.

Faktorët për rritjen e këtij buxheti, sipas deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, është rritja e konsumit.

Bajrami, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se këtu ka ndikuar pjesëmarrja rekord e diasporës sivjet dhe remitencat.

“Në vitin 2021 kishim relaksim të madh të masave, pothuajse u hoqën të gjitha masat. Ne e dimë për relaksimin e masave që u bënë para shfaqjes së variantit “Delta” të koronavirusit edhe kjo pastaj pati një kosto të madhe me jetën e njerëzve”.

“Megjithatë konsumi u rrit. Patëm një prezencë jashtëzakonisht të madhe të diasporës dhe kemi pasur remitenca jashtëzakonisht të mëdha për shkak se diaspora kishte pasur një vit nuk kishin qenë në Kosovë. Konsumi u rrit pikërisht për shkak të këtyre faktorëve, remitencave dhe prezencës së madhe të diasporës”.

Komento: