Ish-Ministrja e Integrimeve: Kemi problem me krejt BE-në dhe jo vetëm Spanjën, shkaku i Qeverisë

19:55 | 15 Gusht 2023
ish-ministrja-e-integrimeve:-kemi-problem-me-krejt-be-ne-dhe-jo-vetem-spanjen,-shkaku-i-qeverise


Spanja ka marrë më 1 korrik udhëheqësinë e presidencës së Bashkimit Evropian.

Ky shtet është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës.

Se a do të paraqet ndonjë problem në avancimin integrues për Kosovën, për Front Online ka folur ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj.

Ahmetaj thotë se shkaku i Qeverisë me krejt BE-në kemi problem e jo vetëm me Spanjën.

“Rezultati i cili ka dalë në Spanjë është i ndjeshëm pasi partia e djathtë fituese atje do ta ketë të vështirë ta krijojë koalicionin qeverisës. Kjo nuk e ka marr epilogun final të zgjedhjeve dhe nuk e dimë se si do të duket qeveria e ardhshme atje. Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim me BE-në dhe në atë kohë Spanja nuk e ka kundërshtuar këtë dhe nuk e shoh si problem. Problemi do të jetë me BE që vetë Qeveria e Kosovës e ka krijuar jo vetëm me Spanjën, por me të gjithë. Do të jetë një kohë e shkurt me pritë një vendim në raport me vendin tonë dhe Spanjën”, përfundoi ajo.

Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenca e atëhershme Çeke nuk ka pasur kohë të shqyrtoj atë kërkesë por vetëm i ka njoftuar vendet anëtare për dorëzimin e saj. Pastaj atë dosje në duar e ka pasur Presidenca suedeze./FrontOnline/

Komento: