Ish-ministrja e Integrimit: SHBA po gjenë kohë të merret me Kosovën, përkundër politikave miope të Kurtit

19:38 | 22 October 2024
ish-ministrja-e-integrimit:-shba-po-gjene-kohe-te-merret-me-kosoven,-perkunder-politikave-miope-te-kurtit


Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, njëherit nënkryetare e PDK-së, komentoi vizitën e Ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, duke e cilësuar atë si një konfirmim të angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për proceset euro integruese të Kosovës.

Ajo theksoi se është një privilegj që, në një kohë krizash globale, SHBA po i kushton vëmendje Kosovës, megjithatë shprehu shqetësim për qasjen e kryeministrit Albin Kurti duke i quajtur ato politika ‘’miope’’.

‘’ Vizita e O’Brian është konfirmim qe SHBA vazhdon te mbetet e përkushtuar dhe e interesuar për avancimin e proceseve euro integruese te Kosovës. Është privilegj qe ne kohe te krizave globale SHBA gjene kohe te merret me Kosovën, pavarësisht qe ne angazhimin e tyre nuk ditëm ta lexojmë dhe kuptojmë për shkak te politikave miope te z.Kurti’’, tha Ahmetaj për FrontOnline.

Nënkryetarja e PDK-së mesazhin e O’Brien e ka përmbledhur me fjali-togfjalësh.

‘’Mesazhin e tij do e përmbledhja me një fjali-togfjalësh: Harmonizim te veprimeve me SHBA, avancim te proceseve ne bashkërendim te veprimeve dhe maksimizim te kohës duke mos e befasuar SHBA me veprimet tona’’, tha Ahmetaj.

Për sa i përket dërgimit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, Ahmetaj shprehu bindjen se Kurti do ta shtyjë këtë proces deri pas zgjedhjeve, duke argumentuar se marrëveshja aktuale e ka përjashtuar opinionin e Gjykatës Kushtetuese.

‘’ Dërgimi i asociacionit ne Kushtetuese nuk do te behet nga z.Kurti për faktin qe ne jemi ne proces zgjedhor dhe ai do te bej çmos qe ta shtyje këtë deri pas zgjedhjeve si dhe për faktin qe Marrëveshja aktuale e ka përjashtuar opinionin e Gjykatës Kushtetuese’’, përfundoi Ahmetaj.

Komento: