Ish-nënkryetarja e Zveçanit e lavdëron terroristin e vrarë në Banjskë: Stefan ishe një djalë i mrekullueshëm

23:26 | 27 Shtator 2023
ish-nenkryetarja-e-zvecanit-e-lavderon-terroristin-e-vrare-ne-banjske:-stefan-ishe-nje-djale-i-mrekullueshem

Ish-nënkryetarja e komunës së Zveçanit, Slaxhana Pantoviq i ka thurur lavde njërit prej terroristëve të vrarë në aksionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“I dashur Stefan, ti ishe një djalë i mrekullueshëm, një njeri i mirë, një fqinj i mirë. Ju u larguat nga bota shumë shpejt. Bashkëqytetarëve tuaj do t’ju mungojë buzëqeshja dhe mirësia juaj. U prehsh në paqe, engjëjt qofshin me ty. Gjithçka tjetër që do të shkruaja është e tepërt, sepse nuk ka fjalë ngushëllimi. Ngushëllime të sinqerta familjes Nedelkoviq”, shkroi Pantoviq në Facebook.

Komento: