Ish partiaku i Kurtit: Ai është mashtrues, nuk ka guxim ta vendosë reciprocitetin

23:05 | 25 Maj 2021

Nushi ka thënë se Kurti është mashtrues.

Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi e ka komentuar tërheqjen e Qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Sipas tij sapo erdhi në pushtet ndryshoi, ua pagoi rrymën serbëve në Veri, vuri ministra me aktakuza, i mbushi bordet me militant e familjarë.

“Kur e dijke se kanë me shkarku bëri veprime populiste, e vendosi reciprocitetin, kur e ka 52 për qind krejt fuqinë popullore nuk guxon me vendosë reciprocitetin. Nuk guxon mashtrues”, tha Nushi në Politiko të Kanal 10.

Ai ka thënë se Kurti 1 e ka vendosur reciprocitetin pa bërë ndonjë analizë kurse tash po arsyetohen se duan të bëjnë analizë.

Nushi ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar tani në raport me Serbinë.

Komento: