Ish-pjesëtari i UÇK-së tregon se si e njohu Adem Jasharin, kush i organizoi stërvitjet në Surrel e çka iu tha Rugova

19:03 | 05 Mars 2024
ish-pjesetari-i-uck-se-tregon-se-si-e-njohu-adem-jasharin,-kush-i-organizoi-stervitjet-ne-surrel-e-cka-iu-tha-rugova

“Le të drejtohen sllavët mes veti dhe në fund do të shohim se çka do të bëjmë”.

Këto ishin fjalët që u kishin thënë ish-presidenti, Ibrahim Rugova dhe akademiku, Fehmi Agani, grupit të parë që kishe shkruar të stërvitje në Shqipëri tregon ish-pjesëtari i UÇK-së, Ismet Çerkini.

Çerkini më tej ka thënë se gjatë viteve 1992-1993, Rugova e Agani, kishin thënë se nuk mund të hyjnë në luftë më Serbinë.

“Pas kthimit të dytë, të grupit të Adem Jashari, shumica janë zbuluar dhe është dashur të ikin se një pjesë edhe janë burgosë, por, nga grupi i parë asnjë nuk ka ra në hetime të UDB-ës jugosllave.  Dje ne e kemi biseduar me profesor Aganin se çka do të bëjmë në vitin 92-3, a do të marrim aksione apo të hyjmë, por, ai thotë se presidenti Rugova dhe vetë Agani e thonë se në luftë frontale nuk guxojmë dhe nuk mund të hyjmë me Serbinë. Le të drejtohen sllavët mes veti dhe në fund do të shohim se çka do të bëjmë”, ka thënë Çerkini në “FIVE” të Dukagjnit.

Komento: