Ish-pjestari i UÇK-së e vlerëson jovalide nismën e Veselit për hetimin e veteranëve

21:51 | 11 June 2019

Nasim Haradinaj nga Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka parë jovalide iniciativën e kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për hetim parlamentar të çështjes së numrit të veteranëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se Prokuroria është institucioni që merret me këtë punë.

“Çdo iniciativë për të hetuar numrin e veteranëve nuk është e keqe, por se sa është valide një iniciativë, kur ne kemi gjykatë, prokurori, mendoj që është një kalim i drejtësisë tek një komision, që sa do që është i mirë, që lë për të dëshiruar dhe për të bërë gabime”, ka thënë ai në RTK.

“Unë nuk mendoj që kjo është valide, nuk mendoj që është më mirë kështu se sa me Prokurorinë, ka shtuar Haradinaj.

“Nuk e di kë e kemi organ më të sigurtë se sa Prokurorinë”.

Komento: