Ish-presidentët e kryeministrat e Shqipërisë e vizitojnë Thaçin e të tjerët në Hagë

16:07 | 20 Shtator 2022

Me iniciativën e Pacollit ish-presidentët e kryeministrat e Shqipërisë e vizitojnë Thaçin e të tjerët në Hagë.

Me iniciativën e kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, do t’I vizitojnë në Hagë ish- presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët.

Kjo u bë e ditur nga këshilltari I kreut të AKR-së, Jetlir Zyberaj.

Zyberaj tha se ftesa iu dërgua edhe ish-presidentëve të Kosovës.

Sipas tij ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, nuk I janë përgjigjur ftesës.

“Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës” – tha Zyberaj.

Komento: