Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, është arrestuar me akuza që kanë të bëjnë me drogë, raporton BBC.
Policia ishte vendosur në shtëpinë e tij në kryeqendër Tegucigalpa disa orë pasi SHBA-ja kërkoi ekstradimin e tij.
Policia veproi kur u lëshua urdhërarresti. Ai u dorëzua.
Ai akuzohet se ka qenë i përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës me vëllain e tij të vogël, Tony Hernandez, që vitin e kaluar u dënua me burgim të përjetshëm në SHBA.
Gjatë seancës gjyqësore të Tony Hernandezit, prokurorët pretenduan se lordi famëkeq meksikan i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman personalisht i kishte dorëzuar Tony Hernandezit një milion dollarë.
Sipas prokurorisë, El Chapo i kishte thënë vëllait të vogël të Hernandezit që t’ia japë paratë vëllait të tij Juan Orlando si mito.