
Ish presidenti i Realit thotë se Zidane nuk duhet shqetësuar nga Pochettino.
Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon nuk mendon se trajneri Zinedine Zidane, duhet të shqetësohet nga Mauricio Pochettino.
Tekniku francez ishte pranë shkarkimit shkaku i rezultateve negative, por ia doli të këndellet duke mposhtur Sevillan dhe siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Calderon gjithashtu nuk mendon se Zidane do shkarkohet, andaj nuk duhet të shqetësohet nga Pochettino.
“Jam i sigurt se Zidane do jetë aty. Këtë sezon, Zidane do jetë në stol dhe të shohim”.
“Pochettino, paç fat jam i sigurt se çdo klub do e kërkojë”, deklaroi ai.
Thuhet se tekniku francez ka vendosur të largohet në fundin e edicionit, meqenëse klubi nuk i ka mbajtur premtimet, si transferimin e Paul Pogbas, Sadio Mane dhe Eduardo Camavinga.