Ish-presidenti ukrainas: Putin nuk mund të na vrasë shpirtin

00:04 | 04 March 2022

Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainas po vazhdon të qëndrojë në kryeqytet, Kiev dhe të tu ndal në ndihmë qytetarëve gjatë agresionit rus.

Ai ka dhënë një intervistë për BBC-në, ku ka pohuar se “i gjithë kombi po e mund Putinin”, ndërsa u kërkoi bashkëqytetarëve që kurrë të mos dorëzohen.

“Ai mund të fikë dritat, mund të fikë furnizimin me ngrohje, por nuk mund të vrasë shpirtin ukrainas”, tha politikani.

Theksojmë se Poroshenko ka pohuar ditë më parë se do të vdes edhe nëse është nevoja për atdheun.

Poroshenko ishte president i Ukrainës për pesë vjet derisa Volodymyr Zelensky fitoi në zgjedhjet e vitit 2019.

Komento: