Ish-presidentja Jahjaga darkon me admiralun Munsch, e falënderon për kontributin ndër vite të KFOR-it në Kosovë

22:01 | 27 Gusht 2024
ish-presidentja-jahjaga-darkon-me-admiralun-munsch,-e-falenderon-per-kontributin-nder-vite-te-kfor-it-ne-kosove

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka darkuar sonte me admiralin Stuart B. Munsch.

Jahjaga ka ndarë edhe një fotografi nga ambientet e qëndrimit sonte, ku dhe thotë se e ka falënderuar admiralin për punën ndër vite të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe paqes në Kosovë.

”Një darkë shumë e mirë pune me mikun tim, Admiralin Stuart B. MUNSCH.

Falënderova Admiralin  për punën ndër vite të KFOR- it si garantues të sigurisë dhe paqes në Kosovë”.

Komento: