Ish-presidentja Jahjaga me reagim të ashpër ndaj keqpërdorimit të se miturës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ish-presidentja Jahjaga me reagim të ashpër ndaj keqpërdorimit të se miturës

19:39 | 06 Shkurt 2019

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar ndaj rastit të keqpërdorimit të së miturës nga Drenasi.

Një e mitur në Drenas u raportua se është keqpërdorur nga mësimdhënësi i saj dhe një hetues policor.

Sot, hetuesi policor është kapur, ndërsa mësimdhënësi është risuspenduar nga puna.

“Jam e shokuar dhe thellësisht e irrituar me lajmet mbi keqpërdorimin e dyfishtë të vajzës nga Drenasi. Pas keqpërdorimit të saj në shkollë, e cila do të duhej të ishte shtëpi e dytë për fëmijët tanë, ajo iu drejtua për ndihmë një polici i cili do të duhej ta mbronte atë. Por, shkolla u shndërrua në ferr, ndërsa polici u bë keqpërdorues. E gjithë kjo ndodhi sepse dy individë shpërfaqen të keqen e tyre duke ushtruar-madje vazhdimisht- dhunë të egër, mizore e barbare mbi një të mitur”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Sipas Jahjagës, individët e përfshirë në këtë rast nuk e kanë vendin as në shkollë e as në polici. “Shkollat tona nuk janë vende krimi e policët tanë nuk janë kriminelë!” ka shtuar ajo.

“Individët që keqpërdorin vajzat e djemtë tanë duke kryer vepra të tilla çnjerëzore e kanë vendin prapa grilave. U bëjë thirrje institucioneve të drejtësisë që, sa më parë, ta ndriçojnë këtë rast, dhe kryesit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar!” përfundon reagimi i Jahjagës.

Komento: