Ish-presidentja Osmani rrethohet nga qytetarët në Viti, pritet me ngrohtësi

15:30 | 05 Prill 2026
ish-presidentja-osmani-rrethohet-nga-qytetaret-ne-viti,-pritet-me-ngrohtesi

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur ngrohtësisht nga qytetarët gjatë një vizite në Viti.

Në pamjet e publikuara nga ish-këshilltarja Egnesa Vitia, shihet se Osmani është rrethuar nga qytetarë, gra, vajza e burra, të cilët e kanë përshëndetur dhe kanë realizuar fotografi me të.

Kjo vizitë vjen një ditë pasi Osmani, në një ceremoni zyrtare në Presidencë, ia dorëzoi mandatin si ushtruese e detyrës së presidentes kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Komento: