Ish prokurorja e EULEX-it emërohet këshilltare e Albin Kurtit

10:37 | 10 Mars 2020

Albin Kurti emëron këshilltare ish-prokuroren e EULEX.

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar në kabinetin e tij edhe një këshilltare të huaj.Ajo është Maria Bamieh ish-prokurore e Eulex në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë zonja Bamieh.

“Për shokët e mi jo -shqipfolës dhe kolegët më duhet t’iu njoftoj se që nga dje jam emëruar këshilltare ligjore në kabinetin e Kryeministrit aktual Albin Kurti. Jam shumë e lumtur për këtë mundësi të ofruar për të dhënë kontributin tim modest në një grup të përbërë me njerëz të mrekullueshëm” shkruan Bamieh.

Bamieh ka qenë prokurore në shërbimin e Eulex në Kosovë, nga ku ka hedhur akuza të rënda për korrupsion brenda këtij misioni.

Ajo ishte larguar nga ky mision pasi kishte akuzuar për marrje ryshfeti dy zyrtarë të lartë të EULEX.

Komento: