Ish-sekretari I Mbrojtjes në mandatin e Bill Klintonit, William Cohen ka thënë se Trump po e rrezikon stabilitetin e ndërtuar për 70 vjet.
“Presidenti po i godet shtyllat e stabilitetit dhe sigurisë, të cilat ne i kemi ndërtuar në 70 vitet e kaluara. Ai po i shkatërron ato në mënyrë të vazhdueshme, duke i kritikuar publikisht aleatët tanë të NATO-s”, deklaroi Cohen.
“I kemi disa vendime që lidhen me kërcënimet më të mëdha për sigurisë tonë kombëtare, përfshirë vendimet për Rusinë, Sirinë, Afganistanin dhe Korenë Veriore.
A mendoni se e meriton Trumpi të jetë komandant suprem”, shtoi ai. “Sipas vlerësimi tim, jo.
Më duhet ta them publikisht se nuk e kam përkrahur që të bëhet president.
E kam ditur se ai nuk është i përshtatshëm për këtë pozitë. Nuk pajtohem me mënyrën se si ai i trajton çështjet e sigurisë dhe aleatët tanë.
Ai po i tradhëton interesat tona”, tha Cohen, shkruan “Real Clear Politics”.