Ish-sulmuesi i Man Utd: Pogba nuk duhet të shitet as për 200 milionë

22:51 | 15 Gusht 2019

Paul Pogba po kërkohet nga shumë skuadra evropiane.

Manchester United nuk duhet të pranojë as edhe një ofertë prej 200 milionë euro për Paul Pogba nga Real Madrid pas impaktit të francezit në fitoren 4-0 të së dielës ndaj Chelseat, thotë ish-sulmuesi i klubit, Dimitar Berbatov.

Pogba asistoi te shokun i skuadrës, Marcus Rashford për të shënuar golin e tretë të Unitedit kundër ‘Bluve’ në Old Trafford, por vazhdon të jetë i lidhur me një transferim te Reali.

Zinedine Zidane nuk e ka mbajtur të fshehtë admirimin për bashkatdhetarin e tij gjatë asaj që ka qenë një sagë e zgjatur transferimi, dhe me kohën e Pogba në United që është lëkundur vazhdimisht nga forma jo e mirë.

“Zinedine Zidane do të donte të sillte Paul Pogban në Real Madrid por, kundër Chelseat të dielën, ne pamë pse Ole Gunnar Solskjaer është i vendosur të mbajë mesfushorin francez”.

“Pasimi perfekt i Pogba te Marcus Rashford për golin e tretë të United ishte ajo që unë e quaj ‘futboll i pastër”.

“Ai nuk duhet të shitet as për 200 mln euro”, potencoi ai.

Komento: