Ish sulmuesi i Milanit: ‘Juventusi duhet të shqetësohet’

21:36 | 20 Dhjetor 2018

Fernando Torres kaloi gjysmë sezoni në Milan por nuk arriti të gjejë vetën në Itali.

Torres i cili formën më të mirë e kali te Atletico Madrid thotë se Juventus duhet të jetë i shqetësuar për përballjen me klubin spanjoll në Ligën e Kampionëve, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi kishte shënuar mbi 100 gola me Atleticon, dhe tani është duke luajtur në J-League për Sagan Tosu. “Çfarë kam frikë për Juventusin?”, u shpreh Torres, duke folur për Sky Italia,

“Nëse Atletico luan si ata dinë të menaxhojnë mentalitetin e tyre të zakonshëm, atëherë Juventusi duhet të jetë i shqetësuar”, ka thënë Torres. /ORAinfo/

Komento: