
Ish-sulmuesi i Milanit, Mbaye Niang ka zbuluar se është i hapur për një rikthim në Serie A.
24-vjeçari, i cili aktualisht është duke luajtur për Rennes në Ligën franceze, ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer në futbollin italian, raporton Sky Sports, përcjell ORAinfo.

“Kam kujtime të mira për Italinë dhe një ditë, do të doja të kthehesha”, tha Niang.
“Por tani, përqendrimi im është plotësisht te Rennes”, tha ndër te tjera lojtari.
Lojtari nga Senegali kaloi më shumë se katër sezone e gjysmë në Itali, kryesisht me klubin me qendër në Milano ku ai ka shënuar tetë gola në 67 paraqitje në ligë. /ORAinfo/