Ish trajneri i Milanit emërohet trajner te skuadra e vogël italiane

11:46 | 22 Qershor 2019

Pippo Inzaghi zyrtarisht është emëruar si trajner i ri i Serie B, Benevento.

Trajneri ndërpreu kontratën e tij me Bolonjë me pëlqimin e ndërsjellë, pasi u shkarkua në janar, kështu që ai mund të jetë i lirë për këtë aventurë të re, përcjell ORAinfo.

Një deklaratë nga Benevento konfirmoi se Inzaghi nënshkroi një marrëveshje njëvjeçare me opsionin për një mandat të dytë.

Ish-lojtari i Milanit, Inzaghi filloi karrierën e tij të menaxhimit në San Siro, por zgjati vetëm një sezon, pastaj menaxhoi shtatë muaj me Bolonjën. /ORAinfo/

Komento: