Bologna pritet të emërojë ish trajnerin e Milanit, Sinisa Mihajlovic si trajneri të ri.
Uebfaqja e Gianluca Di Marzio raporton se Mihajloviç ka rënë dakord për një kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin për një sezon të mëtejshëm, nëse ai mban Bolonjën në Serie A, përcjell ORAinfo.
Mihajlovic verën që shkoi ishte emëruar trajner Sporting CP, duke u shkarkuar pas 9 ditëve.
Megjithatë, ai ka përvojë të madhe në Itali, duke punuar edhe për Fiorentina, Catania, Sampdoria, Milano dhe Torino.
Mihajloviç duhet të zëvendësojë Filippo Inzaghi, i cili e udhëhoqi Rossoblu vetëm dy fitore nga 21 ndeshje të Ligës për t’i lënë ata në zonën e rënies së Serie A./ORAinfo/