Ish trajneri i Milanit, Sacchi e ‘bën’ Sarrin trajner të Juventusit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ish trajneri i Milanit, Sacchi e ‘bën’ Sarrin trajner të Juventusit

15:34 | 30 Maj 2019

Maurizio Sarri mbetet kandidati më i fortë për të zëvendësuar Massimiliano Allegri në stolin e Juventusit.

Ish trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi foli në Radio Capital, për të ardhmen e Sarrit, përcjell ORAinfo.

Ai ka thënë se ishte i gëzuar që Sarri e fitoj titullin e Ligës së Evropës me Chelsean.

Ndërsa beson se me ardhjen e tij të Juventus, ai do të bëjë revolucion të ‘Zonja e Vjetër’.

“Unë kam një preferencë për ata trajnerë që i japin një stil ekipit në Itali. Janë vetëm 4 ose 5 të cilët janë strategë të mirë dhe i japin ekipit një gjurmë. Aty është edhe Sarri. Të gjithë të tjerët janë vetëm taktikë”, ka thënë Socchi.

“Sarri ka treguar se është në gjendje t’u japë ekipeve të tij një stil, një identitet. Sarri në Juventus do të ishte një revolucion i rëndësishëm”, ka thënë ndër të tjera Socchi. /ORAinfo/

Komento: