
Milani po kërkon të gjejë një trajner të ri pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit.
Dështimi për kualifikim në Champions, solli reforma të mëdha te “Rossonerët”, ku përveç Allegrit u larguan shumë zyrtarë të klubit, përfshirë dhe Igli Taren.
Ndërsa sipas “The Athletic”, ka qarkulluar edhe emri i ish-trajnerit të Manchester Unitedit, Ruben Amorim i cili shihet si favoriti kryesor.

Amorim, është i papunë që nga shkarkimi i tij nga United në janar të këtij viti.
Mbetet të shihet se kë do të emërojnë “Rossonerët”.