Ish-ushtari i UÇK-së nga Zona e Dukagjinit, i ftuari i rradhës nga Specialja

19:38 | 31 October 2019

Gjykata Speciale po vazhdon me ftesat e saj.

Xhevdet Kelmendi, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Zonën e Dukagjinit është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Kelmendi i cili gjatë kohës së luftës ka qenë në njësitin “Shqiponjat e Zeza”, i ka treguar Insajderit se ftesën e ka pranuar gjatë ditës së sotme rreth orës 14:42 derisa, në Hagë i është thënë të paraqitet më 25 nëntor në orën 09:30

Derisa nuk i është cekur se në çfarë cilësie do të intervistohet.

Kelmendi ka qenë zëvendës komandant në Brigadën 136 Rugova dhe më vonë komandant i njësisë së ndërhyrjes së shpejt pranë Brigadës 136 Rugova në Zonën e Dukagjinit.

Komento: