Ish-ushtarja e UÇK-së: Në luftë, mu dhurua armë nga vëllai për 8 Mars

08:33 | 09 Mars 2024
ish-ushtarja-e-uck-se:-ne-lufte,-mu-dhurua-arme-nga-vellai-per-8-mars

Aferdita Nimani-Maloku, ish-ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se për Ditën e Gruas ka marrë dhuratë një armë nga i vëllai i saj.

Nimani-Maloku kujtoi se këtë dhuratë e kishte marrë gjatë kohës së luftës në Kosovë, e për të cilën tha se ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme.

“Ka qenë motiv i madh festa e 8 dhe 7 marsit, dita e mësuesit që të jemi më të forta”.

Ajo tregoi se lulet i kanë marrë një pyll.

“Lulet i kanë marrë në pyll, dhe t’u ka dhuruar dhe ndoshta një armë në vend të një luleje, ka pasë raste të tilla, prej vëllait e kam armën, prej shokut një lule”, u shpreh Nimani-Maloku në Klan Kosova.

“Ka qenë një ndjenjë e jashtëazakonshme, nuk ka pasë vend kurrë frika, vetëm krenari dhe force”.

Komento: