Ish-ylli i Ajaxit dëmtoi rëndë trurin, Ronaldo bën gjestin e madh për të

19:13 | 10 Prill 2019

Ish-ylli i skuadrës së Ajaxit ishte dëmtuar rëndë në tru.

Cristiano Ronaldo ia ka dërguar një mesazh emocionues Abdelhak Nourit, ish-yllit të Ajaxit, i cili e dëmtoi rëndë trurin pasi pësoi një sulm kardiak gjatë një ndeshjeje miqësore parasezonale.

Ylli i Juventusit Ronaldo ia dërgoi një video mesazh atij duke ia uruar ditëlindjen e 22-të.

Nouri pësoi sulm kardiak gjatë ndeshjes miqësore të Ajaxit kundër Ëerder Bremenit në korrik të vitit 2017, që si pasojë e la me dëmtim të pariparueshëm të trurit.

Ronaldo thotë në video: “Tung Nouri, jam Cristiano. Urime ditëlindjen!”

“Të uroj shërim të shpejtë dhe të gjitha të mirat. Bej kujdes. Dëgjohemi!”

Nouri qëndroi në koma për një vit.

Komento: