Ish-ylli i skuadrës së Barcelonës u ka dhënë një ‘goditje’ të rëndë Messit dhe Griezmannit.
Ish-futbollisti i Barcelonës, Christophe Dugarry, i ka kritikuar ashpër Antoine Griezmannin dhe Lionel Messin për lidhjen e tyre në fushën e lojës, madje duke e quajtur superyllin argjentinas person i prekur pjesërisht nga autizmi.
Griezmann është shndërruar në problem në Barcelonë javët e fundit, për shkak minutave të pakët që po i luan në ndeshjet e fundit.
Pasi trajneri Quique Setien e futi në lojë vetëm në tre minutat e fundit në barazimin e Barçës 2:2 me Atletico Madridin të martën, Dugarry nuk mundi të qëndrojë ka e goditur sulmuesin francez.
“Nga kush frikësohet ai (Griezmann)? Nga një djalosh (Messi) i cili është 1.50 metra i gjatë dhe pjesërisht me autizëm? E vetmja gjë që ai duhet të bëjë është të fitojë guxim”, tha Dugarry për RMC Sport.
Lidhja e Griezmann me Messin në fushë ka qenë temë e madhe diskutimi këtë sezon.
“Ka një vit që njerëzit thonë se ai ka probleme me Messin. Ai duhet të jetë kritik ndaj vetes. Po, mbase Messi mund t’ia pasojë topin më shpesh, por nuk më befason. Griezmanni e humb topin. Ai luan me frikë”, shtoi ai.
“Griezmann duhet të flasë me Messin për ta zgjidhur këtë problem”.