Ish ylli i Liverpoolit: Gerrard është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

15:33 | 23 Qershor 2019

Ylli i futbollit spanjoll, Fernando Torres ka treguar për herë të parë se cili ishte lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur.

Pak ditë pasi ka bërë të ditur se po pensionohet nga futbollit, ‘El Nino’ ka zbuluar se cili është lojtari më i mirë që ka luajtur me të.

Përkundër viteve të arta që pati me Atletico Madrid dhe me Chelsea, Torres duket se shokun më të mirë të skuadrës e ka pasur tek Liverpool.

“Gerrard është lojtari më i mirë që kam luajtur krahë tij. Mendoj se niveli im ngritej kur isha në fushë me të” ka thënë Torres, transmeton lajmi.

Torres luajti sezonin më të mirë në karrierën e tij sa ishte pjesë e skuadrës së Liverpool.

Komento: