Ish ylli i Milanit befason me këto fjalë për Ramosin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ish ylli i Milanit befason me këto fjalë për Ramosin

14:53 | 16 Shkurt 2019

Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta ka vlerësuar se paraqitja e kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramosit ndaj Ajaxit, ishte më e mira që e ka parë ndonjëherë.

Costacurta, ka vetëm fjalë të mira për mbrojtësin dhe kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, raporton Gazeta Express.

Ai shkëlqeu në fitoren e Los Blancos prej 2-1 në Champions League kundër Ajaxit dhe sipas Costacurtas, që e ka veshur fanellën kuqezi për 20 sezone, paraqitje e 32-vjeçarit ishte e një niveli tjetër.

“Paraqitja e Ramosit kundër Ajaxit ishte një ndër paraqitjet më të mira defensive që kam parë ndonjëherë”, deklaroi Alessandro Costacurta.

Alessandro Costacurta (Milan legend): “Ramos’ performance against Ajax ëas one of the best defensive performances I’ve ever seen”
Paraqitjen e mirë të spanjollit, e ka zbehur kartoni i verdhë që mori, që raportohet të ketë qenë i qëllimshëm, në mënyrë që të humbasë takimin e kthimit dhe për të qenë i pastër në çerekfinale.

UEFA tashmë ka nisur hetimet dhe nëse shohin diçka të parregullt në veprimin e spanjollit, mund ta dënojnë me dy ndeshje.

Komento: