Ish ylli i Milanit po kthehet në Seria A

23:43 | 04 Tetor 2019

Ish-sulmuesi i Milanit, Mbaye Niang ka zbuluar se është i hapur për një rikthim në futbollin italian.

24-vjeçari, i cili aktualisht është duke luajtur për Ligue 1, te ekipi Rennes, shprehu mendimin e tij ndërsa po fliste në Sky Sports, përcjell ORAinfo.

“Kam kujtime të mira për Italinë dhe një ditë, do të doja të kthehesha,” tha Niang. “Por tani, përqendrimi im është plotësisht te Rennes.”

Ylli Senegalez kaloi më shumë se katër sezone e gjysmë në Itali, kryesisht me klubin me qendër në Milano ku ai ka shënuar tetë gola në 67 paraqitje në ligë./ORAinfo/

Komento: