Ish-mesfushori i Genoas dhe Milanit, Juraj Kucka ka konfirmuar lëvizjen e tij në Parma.
Kucka thuhet se ra dakord për një kontratë tre-vjeçare me Parma pasi vendosi të përfundojë aventurën e tij 18-mujore me ekipin turk Trabzonspor për një kthim në Serie A përcjell ORAinfo.
“Jam i lumtur që jam këtu, Parma më ka bindur në çdo mënyrë,” tha sllovaki, i cili mbush 32 vite muajin e ardhshëm./ORAinfo/