Ish-zëvendësministri Galushi pas bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë: Çdo dyshim duhet hetuar

17:56 | 27 Maj 2025
ish-zevendesministri-galushi-pas-bastisjeve-ne-ministrine-e-bujqesise:-cdo-dyshim-duhet-hetuar


Pas bastisjeve të zhvilluara sot në Ministrinë e Bujqësisë, të konfirmuara nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, për FrontOnline ka folur ish-zëvendësministri i kësaj ministrie, Erxhan Galushi.

Galushi theksoi rëndësinë e hetimeve të gjithanshme, kur ekzistojnë dyshime të bazuara, jo vetëm në Ministrinë e Bujqësisë, por në çdo institucion shtetëror.

“Secili hetim që bëhet dhe ekziston dyshimi i bazuar, jo vetëm në Ministrinë e Bujqësisë, por në secilën ministri duhet me u bërë hetime. Edhe këtu kanë dalur disa çështje që unë i kam parë përmes mediave. Në rast se janë ose nuk janë faktike, duhet me u hetu çdo sen. Është mirë me u hetuar çdo gjë, pse jo,” deklaroi Galushi për FrontOnline.

Komento: