Ish zv/ministri i Bujqësisë: Faton Peci është keqpërdorues, pa lejen e tij nuk aprovohen subvencionimet

19:08 | 19 November 2024
ish-zv/ministri-i-bujqesise:-faton-peci-eshte-keqperdorues,-pa-lejen-e-tij-nuk-aprovohen-subvencionimet


Ish zëvendësministri i Bujqësisë nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, e ka cilësuar si keqpërdorim të detyrës zyrtare subvencionimet e familjarëve të VV’së në Ministrinë e Bujqësisë.

Krasniqi për “Front Online” thotë se ministri Peci në pushtet ka ardhë me premtim për luftimin e krimit në këtë Ministri, por, siç thotë ai, po ndodhë e kundërta.

“Ka shumë fermerë dhe nuk arrijnë të marrin subvencione e grante, ndërsa pushteti po  i dhuron tek familjarët. Ministri është mburrë që do ta luftojë krimin. Ky është keqpërdorues dhe pa verdiktin e fundit të tij nuk publikohet listat”, u shpreh Krasniqi.

Pas grantit të dhënë vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, është raportuar se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka dhënë grant edhe këshilltarit të jashtëm në kabinetin e ministrit, Naim Huruglica.

Sipas dokumenteve të publikuara nga portali “Periskopi”, kompania “Iron Consulting”, e cila ka pronar pikërisht këshilltarin e zotit Peci, është shpërblyer me grant për projekt në vlerë 100 mijë euro./FrontOnline/

Komento: