Ish-zv.ministri Veliji: Jam i pastër, jam zero zero me ministrinë

09:33 | 24 Shkurt 2024
ish-zv.ministri-veliji:-jam-i-paster,-jam-zero-zero-me-ministrine


Ish-zv.ministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji në një prononcim për Front Online nuk ka dashur të flasë shumë rreth kësaj teme.

Vetëm ka thënë se për këtë çështje duhet t’i drejtohemi Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Por, ka thënë se nuk ka asnjë obligim ndaj shtetit.

“Nuk është e vërtetë. Mundeni me thirr lirisht ministrinë. Unë jam zero zero me ta. Kam dhënë dorëheqje për arsye të mia politike dhe personale me Duda Baljen. Unë jam krejt i pastër dhe shihemi për të mira në të ardhmen”, është shprehur Veliji për Front Online.

Përndryshe, Veliji është larguar edhe nga subjekti politik që e udhëheq deputetja Duda Balje.

Komento: