“Isha gati ta përqafoja nëse…” Drenusha habit me deklaratën për Atillën

17:10 | 06 November 2024

Drenusha Latifi ka komentuar daljen vullnetare të ish-burrit të saj, Atilla Kardesh, nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3.

Në një diskutim me banorët ajo u shpreh se ishte gati ta përqafonte në rast se ai do t’i kërkonte falje.

Drenusha u shpreh se për hatër të fëmijëve që kanë bashkë në rast se Atilla do t’i kërkonte falje do të tërheqte rastin e raportuar në Suedi.

“Shumë më e lumtur kisha me qenë dhe isha qu e kisha përqafu sikur të thoshte ditën e parë se kërkon falje për gjithçka që ka ndodhë në jetën tonë. Por, publikisht po them nëse ai njeri reflekton dhe kërkon falje si duhet dhe ulet për fëmijë e bënë një bashkëpunim si duhet për të dy fëmijët unë e tërheq rastin e paraqitur në Suedi dhe s’merrem më me atë rast”, u shpreh Drenusha.

Komento: