“Isha me ty në çdo fazë të këtij rrugëtimi, edhe kur i mbijetove sul*mit”, postimi prekës i njeriut më të afërt të Anton Berishës

20:08 | 03 January 2025
“isha-me-ty-ne-cdo-faze-te-ketij-rrugetimi,-edhe-kur-i-mbijetove-sul*mit”,-postimi-prekes-i-njeriut-me-te-afert-te-anton-berishes

Agron Kacoli, njeriu që i ka qëndruar pranë në çdo situatë për 25 vjet ish-diplomatit Anton Berisha, ka bërë një postim prekës për vdekjen e tij.

Ai ka kujtuar kohën pasluftës kur kanë punuar bashkë në OSBE dhe punën e Berishës në ARKEP, derisa ka përmendur edhe se si i kishte mbijetuar një sulmi pas luftës në Kosovë.

“Nuk po di, a me e kujtu kohën e pasluftës, kur punonim bashkë në OSBE, mes shtëpive të djegura dhe një ekonomie të shkatërruar, por të lumtur që ishim gjallë e shëndosh. A me e kujtu krijimin e ART-së, tani ARKEP, kur ti jepje maksimumin tënd, ndërkohë që hijenat donin me t’hanger gjallë. Ti i mbijetove një sulmi terrorist të papare pas luftës në Kosovë dhe nuk u dorëzove, as nuk u tërhoqe”, ka shkruar Kacoli.

Kacoli ka theksuar kontributin e Berishës në diplomaci, si ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni e zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe përfaqësues për Vatikanin.

Berisha vdiq dje pas një sëmundje të shkurtër.

Komento: