“Isha nxënësi më i mirë në shkollë”, Haradinaj flet për notat e fillores

22:35 | 15 May 2019

Duke thënë se ishte nxënësi më i mirë në shkollë, Haradinaj foli për notat e shkollës fillore.

Haradinaj ka thënë se notat e publikuara janë të vërteta duke shtuar se evidenca e notave i është dhuruar atij derisa po vizitonte shkollën fillore ku vijoi mësimet.

“Kam qenë duke vizituar shkollën fillore në Irzniq, ku edhe unë kam mësuar. Ka qenë dita e shkollës ku i kanë vendosur emrin e heroit Maxhun Çeku, dhe ata ma dhuruan evidencën e notave kur kam qenë aty”.

“…Vërtet kam qenë nxënësi më i mirë, jo vetëm në klasë por në tërë shkollën. Jam shtyrë gjithmonë me Nikollë Kabashin dhe Milazim Mushkolajn. Këta tre kemi qenë në garë kush është nxënësi më i mirë [në shkollë] kur ishim fëmijë”, tha ai.

Kryeministri ka thënë se edhe në matematikë ka qenë shumë i mirë, madje ka garuar edhe në garat ballkanike për këtë lëndë.

“Edhe sot mendoj se kam ruajtur njohuritë për matematikën”, shtoi më tej Kryetari i AAK-së.

I pyetur nëse ka përdorur këto njohuri të matematikës edhe sot për të bërë kalkulime politike të numrave, Haradianaj ka thënë se “jeta është kalkulim dhe pa kalkulime nuk bëhet, por politika është sferë në vete dhe i ka rregullat e veta”.

Komento: