“Ishalla Zoti na bashkon në xhenet” – Vëllai i boksierit kosovar reagon pas vrasjes në Gjermani

09:44 | 10 March 2024

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Sot ne një prit ne Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani.

Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta.

Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhitisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”, shkroi ai.

Siç raporton mediumi gjerman Bild, Policia ka dalë në vendngjarje, teksa autorët e vrasjes janë në arrati. /ORAinfo/

Komento: