Njw lajm i mirë vije nga komuna e Vitisë.
Viti 2019 ka filluar mbarë për familjen Metallari nga fshati Mjak i Vitisë.
Pas 11 vjet hasmërie, mes gëzimit e lotëve, familja Shkodra i ka zgjatur dorën e pajtimit duke ia falur gjakun e djalit të saj familjes Metallari.
Babai i të ndjerit, Avdi Shkodra, tregon se djali ka qenë 23-vjeçar kur ishte vrarë, duke mos treguar si ka ardhur deri te vrasja e tij.
E, familjarët të cilët ishin të ngujuar për 11 vjet, janë shprehur të gëzuar, pasi thonë se këtij mundimi më në fund i erdhi fundi.
Ndërmjetësuesi i kësaj ngjarjeje, Fahrush Rexhepi, ka thënë se gjatë këtyre viteve ka hasur në vështirësi të shumta sa i përket pajtimit të këtyre dy familjeve, por më në fund ka arritur qëllimin e tij, raporton KTV.
Ndonëse Kosova ka infrastrukturë të gjerë ligjore, Kanuni i Lekë Dukagjinit po vazhdon të mbetet në fuqi në rajone të ndryshme. Megjithatë, për këtë rast, dorasi ndodhet ende në burg që nga koha e vrasjes dhe është i dënuar me 14 vjet burgim.
E, gjakmarrja vazhdon t’i lë të ngujuara shumë familje kosovare.